Goditje e rëndë për Brojën, sulmuesi i Kombëtares humbet mundësinë e madhe me dëmtimin e fundit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me Portsmuth. Në javën e kaluar u dëmtua, teksa kështu humbet debutimin e trajnerit Fabio Çelestini.

Goditja e rëndë për Brojën erdhi në momentin më të keq, pasi ndryshimi në stol do të ishte mundësi e re për Brojën.

Të lidhura

None found

Klubi anglez nuk ka dhënë informacion për shkallën e dëmtimit të sulmuesit shqiptar deri tani.

Trajneri që u largua, Niki Hajen, shprehej fillimisht se ishte diçka serioze. Broja është penalizuar nga dëmtimet shumë në karrierën e tij.

Vetë Bërnli po vuan në Championship. Këtë sezon duket se do të jetë objektiv vetëm mbijetesa.


Shtuar më 31.10.2026 16:53

Tags: ,
Quantcast