Harry Kane ishte fituesi i madh në mbrëmjen e 26 tetorit teksa u shpall fituesi i Topit të Artë. Ndryshe nga vitet e kaluara, edicioni i këtij viti ishte më i paparashikueshmi dhe nuk kishte një favorit të qartë për të triumfin final.
Vetëm pak ditë pas ceremoninë, legjenda e kombëtares gjermane dhe Realit të Madridit, Toni Kroos zbuloi se cilin futbollist do të donte që të fitonte trofeun më të lakmuar individual në futboll.
‘Nëse do të më duhej të zgjidhja fituesin e Topit të Artë, ai do të ishte Kvaratskhelia-u shpreh Kroos në podcastin me vëllain e tij Felix-po të bazohemi vetëm te rendimenti i sezonit, me duket një opsion interesant, pasi ai ishte futbollisti më i mirë, te skuadra më e mirë e Evropës sidomos gjatë Ligës së Kampioneve’.
Dhe në fakt, gjeorgjiani ishte futbollisti më i mirë i Paris Saint Germainit sezonin e kaluar. Me 10 gola dhe 6 asiste, Kvaratskhelia ishte protagonist i skuadrës së Luis Enrique, fituese e Champions League për dy vjet radhazi.
‘Besoj se kishte shumë mundësi për t’u renditur më lart, por pozicioni i tij përfundimtar(i gjashti) tregon se i kishte shanset për të qenë mes më të mirëve edhe pa pjesëmarrjen në Botëror. Në fakt, për mua 3 favoritët do të ishin Luis Díaz, Harry Kane dhe Kvaratskhelia-vijoi Toni Kroos.
Ndërkaq, Kvaratskhelia po përballet me një dëmtim të rëndë, atë në ligamentet në gjurin e djathtë në ndeshjen me Barcelonën në Ligën e Kampioneve me gjeorgjianin që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa muaj.