Kristian Shpendi po përjeton një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, duke u kthyer në një nga protagonistët kryesorë të Çezenës. Sulmuesi shqiptar po konfirmon javë pas jave nuhatjen e tij për gol, duke qenë një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjet kundërshtare.

Edhe në përballjen ndaj Sudtirolit, Shpendi ka lënë gjurmën e tij. Në minutën e 65-të, ai u tregua i saktë para porte, pas një topi të marrë nga krahët.
Ky ishte realizimi i tij i tetë në vetëm 10 takime kampionati, një statistikë që dëshmon qartë momentin fantastik që po kalon.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb