Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës qeveritare. Në përgjigje, policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion ndaj protestuesve, duke i detyruar këta të fundit të spostohen nga zona.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë krijuar një kordon sigurie, duke mos lejuar afrimin e mëtejshëm të protestuesve drejt Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
Tensione u shënuan më herët edhe para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.
Kjo e fundit u kundërpërgjigj me ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Pas përplasjes para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u zhvendosën në drejtim të Kryeministrisë,ku ata po qendrojne prej me shume se nje ore.






