Skandali me miliona euro/ Mashtronin qytetarët në emër të fëmijëve të sëmurë, paratë përfundonin në xhepat e organizatorëve dhe në ndeshje të trukuara në Greqi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar shërbimet sekrete ruse për përgatitjet e mundshme të një sulmi terrorist në Moskë. Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), i cili konfirmoi se ka marrë informacion nga pala amerikane përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, FSB njoftoi se po merr masat e nevojshme për të përballuar kërcënimin dhe për të parandaluar një sulm të mundshëm.
Paralajmërimi vjen edhe nga Ambasada Amerikane në Moskë, e cila ka deklaruar se disponon informacione të besueshme për një kërcënim të mundshëm terrorist, që mund të shkaktojë një numër të madh viktimash. Sipas njoftimit, objektivi i mundshëm i kërcënimit është Muzeu dhe Parku Natyror Tsaritsyno në Moskë.
Ambasada bëri të ditur gjithashtu se qeveria amerikane është në koordinim me autoritetet ruse për trajtimin e situatës. Njoftimi tërheq vëmendjen për shkak të bashkëpunimit mes dy vendeve në një çështje të sigurisë, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara mes Uashingtonit dhe Moskës.
Deri më tani nuk janë bërë publike hollësi të tjera mbi personat apo grupet që mund të qëndrojnë pas kërcënimit, ndërsa autoritetet ruse po vijojnë masat e sigurisë.
Top Channel