Gattuso për Lazio-Cagliari: Nuk jam mësuar me renditje të tilla
Në prag të ndeshjes në Olimpico, Lazio-Cagliari, e planifikuar për të dielën në orën 15:00, trajneri i bardhekaltërve, Gennaro Gattuso foli në një konferencë për shtyp: “Renditja? Objektivi mbetet të arrijmë 40 pikë, edhe djemtë po e thonë këtë, megjithëse nuk e di nëse është supersticion. Entuziazmi i tifozëve në Reggio Emilia ishte i mrekullueshëm, ndihej si një festë titulli, meritë për mentalitetin e këtij grupi”.
Nga ana tjetër është Cagliari, që vjen pas tri humbjeve radhazi pas një fillimi shumë pozitiv të sezonit: “Ata janë një ekip i fortë duke pasur parasysh karakteristikat e tyre. Dinë të mbrohen mirë dhe të kundërsulmojnë shumë mirë, do të jetë një ndeshje e vështirë. Kundër Romës, ata kishin nëntë gjuajtje në portë, ne duhet të jemi të vendosur dhe të kemi dëshirë të madhe”.
Pavarësisht ritmit të shkëlqyer, Gattuso përsërit: “Qëllimi është të arrijmë në 40 pikë. Edhe lojtarët e mi e thonë këtë. Nuk e di nëse po tallen me mua apo është supersticion. Nuk jam mësuar të shoh renditje të tilla. Nuk e mendova kurrë se do të isha atje pas nëntë ndeshjesh”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



