“Shiu i Halloween. Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm”, është komenti i kryeministrit Edi Rama, bashkëngjitur pamjeve nga protesta përpara zyrës së tij, të publikuara në grupin e tij në WhatsApp.
Rama ka ndarë pamje nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku në orët e pasdites shihen pak protestues, duke e shoqëruar postimin me një koment ironik të lidhur me festën e Halloween-it.
