Mourinho reagon për polemikën e Mbappes me Kinën
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se klubi madrilen e ka mbyllur çështjen e polemikës së krijuar nga komentet e Kylian Mbappes për një fotografi dhe një koment humoristik që i lidh ato me ish-liderin kinez Mao Ce Dun.
Deklaratat e sulmuesit francez shkaktuan reagime të shumta në Kinë, duke bërë që Mbappe, Real Madridi dhe La Liga të kërkonin falje publike.
Megjithatë, televizioni shtetëror kinez vendosi të largojë transmetimet e futbollit spanjoll nga programacioni i tij.
Mourinho ka vlerësuar reagimin e shpejtë të klubit dhe të futbollistit, duke theksuar se për Real Madridin kjo çështje është e mbyllur.
“Kam parë shumë përgjegjësi nga një klub që në këtë nivel është një klub me klas të madh. Sa na përket neve, e kemi bërë pjesën tonë dhe nuk kemi asgjë tjetër për të bërë”, deklaroi Mourinho.
Trajneri portugez foli edhe për reagimet që mund të shkaktojnë deklaratat e sportistëve në kohën e sotme, duke thënë se duhet pasur kujdes me atë që thuhet publikisht.
“Me këtë situatë që përfshin Kinën, këto janë rreziqet e botës së sotme, ku shumë herë gjëja më e mirë që mund të bësh është të heshtësh, sepse ka rrezik në shumë gjëra që thua apo komenton”, u shpreh ai.
Në konferencën për media, Mourinho foli edhe për Kylian Mbappen pas ceremonisë së Topit të Artë, ku francezi përfundoi në vendin e dytë, prapa sulmuesit të Bayern Munichut, Harry Kane.
Ai e vlerësoi maturinë dhe respektin e Mbappes ndaj fituesit të çmimit.
Portugezi, i cili kishte punuar me Kane te Tottenham gjatë viteve 2019-2021, u shpreh i lumtur për suksesin e sulmuesit anglez.
Drejtori i Juventusit paralajmëron lojtarët dhe u jep një ultimatum
Bashkëshortja e Cucurellas i shpëton tragjedisë
Sota dëmtohet rëndë në sytë e trajnerit Maran, presidenti Fatos Troplini bën gjestin e rrallë
- 17:33 Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë
- 17:29 I dënuar në SHBA për tregti armësh me Korenë e Veriut, biznesmeni ndërtoi rrjet kompanish në Republikën Sërpska
- 17:16 Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit
- 17:01 Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës
- 16:49 Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa
- 16:34 Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në