VIDEO/ Droni i Policisë bie mbi protestuesit, forca të shumta të efektivëve ndërhyjnë për të shpërndarë qytetarët nga Kryeministria

Tensionohet situata te Kryeministria. Hidhet gaz lotsjellës me intensitet. Forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri në protestën te Kryeministria. Droni i Policisë së Shtetit ka rënë mbi protestuesit dhe policia ri menjëherë.

Në këto momente kanë ndërhyrë uniformat blu, duke hedhur ujë me piper dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Të lidhura

None found

Sot policia ka përdorur tre mjete ujë hedhëse për të përballuar situatën e protestave studentore, dy prej te cilave mjete te reja.

Kujtojmë se tensionet nisën më herët para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën molotovë në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj me ujë me presion.

Më pas, protesta u zhvendos drejt Kryeministrisë, ku edhe këtu u hodhën molotovë në drejtim të godinës qeveritare dhe policia krijoi një kordon sigurie për të mos lejuar afrimin e protestuesve.

 


Shtuar më 31.10.2026 17:32

Quantcast