Policia ka mësyrë protestuesit me gaz e ujë duke i larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ dhe Parku Rinia dhe protestuesit tashmë janë në rrugën ‘Myslym Shyri’
Ka një grumbullim të një pjese të protestuesve pranë Gjykatës së Lartë pas një përplasjeje afër selisë së PS-së.
Ka pasur molotovë të hedhur drejt policisë. Ndërsa kanë djegur dhe kosha plehrash. Ndërkohë një autoblind dhe forca të shumta policie me skafandra i kanë ndjekur hap pas hapi me qëllim për ti shpërndarë.
© SYRI.net