• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

by E B
31/10/2026 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike thirri sot protestë kombëtare në mbështetje të studentëve, por pjesëmarrja e tyre në bulevard ishte krejtësisht modeste. Analisti Martin Leka, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh  se vetë Sali Berisha duhet t’i printe protestës dhe jo të mos merrte pejsë, siç bëri këtë të shtunë.

Ai theksoi se Sali Berisha e di shumë mirë që mbështetja e tij në elektorat ka pësuar një tkurrje të madhe, në krahasim me mbështetje që ka patur në zgjedhjet e 2025. Sipas tij, Berisha dhe Partia Demokratike ka humbur rreth 200 mijë vota, krahasuar me zgjedhjet  fundit.

“Berisha duhet t’i dalë në ballë protestës së vetë dhe të mos e përziejë protestën e vet me atë të Arlind Qorit, Shehajt apo Lapajt. Berisha, përveç kompleksit, i di shumë mirë edhe sondazhet se sa mbështetës ka. Edhe në të ashtuquajturën protestën kombëtare, u pa se sa pak njerëz ka. Këta njerëz ka pasur gjithmonë pas vetes Sali Berisha.

Ata që i quan gjoja studentë, janë pikërisht militantët e vjetër të PD-së. Kjo ishte një farsë e vetme për të bërë të mundur sikur studentët janë përkrahës të protestës. Ai ka mbetur në atë nivel mbështetjeje që ka pasur dhe ka shkuar gjithnjë në rënie. Berishës i kanë ikur 200 mijë vota nga ato që ka pasur në zgjedhjet e fundit. Ky është një alarm i madh për të dhe për opozitën në tërësi”, theksoi ai.

Ai theksoi se partitë e vogla janë “sponsorë” kryesorë të protestës në Tiranë dhe fati i saj tashmë dihet.

“Partitë e vogla janë sponsorë të vërtetë të protestës, kjo tregon që protesta është në shuarje, është drejt fundit”, tha ai.

Analisti komentoi dhe aktet e dhunshme të kryera në protestë. Sipas tij, Policia e Shtetit duhet të identifikojë këto elementë keqbërës dhe t’i dërgojë ato para drejtësisë. Madje, Leka tha se ata gjyqtarët që i lirojnë këta perona që janë kapur duke ushtruar dhunë në protestës, duhet të shkarkohen urgjentisht nga detyra.

“Fakti që vetëm pak njerëz, një grusht njerëzish që bëjnë veprimet e dhunshme, ku arma e vetme e tyre janë gurët, mjetet rrethanore, molotovët, llastiqet me sfera qelqi, që në fakt janë armë të ftohta që shkaktojnë dëme të konsiderueshme, jo vetëm ndaj policisë, por dhe ndaj protestuesve. Policia duhet t’i identifikojë dhe t’i arrestojë. Nuk duhen lejuar këta elementë të tillë keqbërës. Ata që lirojnë keqbërësit , të shkarkohen urgjentisht”, tha ai.

Next Post
Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

October 31, 2026
Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

October 31, 2026
Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

October 31, 2026
Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

October 31, 2026
Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

October 31, 2026
Revolucioni pa popull

Revolucioni pa popull

October 31, 2026
Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

October 31, 2026
Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

October 31, 2026
Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

October 31, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

Çupi: Berisha non grata edhe në protestën e tij! PD po lufton për numra dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda opozitës

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In