Fotolajm/ Protestuesit me “shënjestër”, rrëzojnë dronin e policisë, blindave u bëjnë “prite” me tela gomëshpues

31/10/2026 17:54

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione.

Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata janë përgjigjur me ujë me presion.

Ndërkohë, një moment që shkaktoi tension ishte rrëzimi i një droni, që dyshohet se ishte i policisë. Protestuesit duket se kishin super shenjë dhe e rrëzuan dronin që po filmonte sipër tyre.

Ndërkohë, siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, një tjetër mënyrë që protestuesit kanë menduar për të ngadalësuar autobotet e ujit të policisë, të cilat përdoren për t’i ndjekur dhe shpërndarë ata, janë këto tela që shpojnë gomat e makinës, të cilat janë hedhur në bulevard.

 

Top Channel