Cristian Shpendi vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer në kampionatin italian. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës, duke realizuar golin e tij të tetë këtë sezon në Serie B, në përballjen që Cesena zhvilloi në transfertë ndaj Sudtirolit.
Takimi përfundoi në barazim 1-1, ndërsa ishte pikërisht Shpendi ai që shpëtoi skuadrën e tij nga humbja. Në minutën e 65-të, sulmuesi kuqezi përfitoi nga një aksion i bukur i ndërtuar nga Cesena dhe me një finalizim të saktë mposhti portierin kundërshtar.
Paraqitja e tij u vlerësua edhe nga mediat sportive italiane, të cilat i dhanë notën 7.7. Ky realizim është një tjetër dëshmi e momentit pozitiv që po kalon 20-vjeçari, i cili po shndërrohet në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij.
Forma e Shpendit vjen në një moment të rëndësishëm, vetëm dy javë përpara rikthimit të Kombëtares shqiptare në fushë. Sulmuesi duket se po bën gjithçka për të bindur trajnerin Rolando Maran dhe për të siguruar një vend në listën e lojtarëve për ndeshjet e nëntorit kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.
Stafi teknik i kuqezinjve po ndjek me interes paraqitjet e tij dhe vazhdimësia në shënimin e golave mund t'i japë Shpendit një avantazh të rëndësishëm në garën për një ftesë. Me tetë gola të realizuar në këtë sezon, sulmuesi shqiptar po dërgon sinjale të qarta se është gati për një tjetër mundësi me fanellën kuqezi.
© SYRI.net
Befasi e madhe! Brightoni triumfon për herë të parë në transfertë ndaj Manchester City-t
Leipzigu fiton në transfertë ndaj Schalke-s, vendasit ende pa gol në stadiumin e tyre
Bayerni dhe Borussia Dortmundi përballen në ‘Der Klassiker’, sfidë mes dy skuadrave ende të pamposhturaBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: