Lajmi i fundit

LIVE/ Policia dhunë ndaj protestuesve, qytetarët marshim në disa rrugë

Vrasja e shqiptarit në Itali, gjykata konfirmon arrestimin, italiani ngel në burg Autori i vrasjes, Daniele Sartini

Vrasja e shqiptarit në Itali, gjykata konfirmon arrestimin, italiani ngel në burg

17:51, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Forlit në Itali ka konfirmuar arrestimin e Daniele Sartinit, 29-vjeçarit nga Longiano, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Denaldo Maxhalaku, 31 vjeç, dhe fshehjen e trupit të tij. Pas seancës së zhvilluar të shtunën, më 31 tetor, gjyqtari i hetimeve paraprake (GIP) vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Sartini ndodhet në burgun e Forlit që prej së mërkurës, ndërsa me vendimin e fundit konfirmohet vazhdimi i paraburgimit.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, krimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të një borxhi droge prej rreth 1.000 eurosh. Shqiptari 31-vjeçar kishte shkuar për të kërkuar shlyerjen e borxhit, por dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 29-vjeçari.

Pas vrasjes, autori i dyshuar dyshohet se e hodhi trupin e viktimës në një pus, ndërsa më pas i vuri flakën automjetit të Maxhalakut.

Sipas Prokurorisë së Forlit, Sartini ka pranuar krimin. Rrëfimi i tij është cilësuar nga organi i akuzës si ‘i plotë dhe i detajuar’.

Me konfirmimin e arrestit, 29-vjeçari do të vijojë të qëndrojë në burg, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes vazhdojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco