Pavarësisht shpërndarjes së protestuesve, masat e sigurisë në kryeqytet vijojnë të mbeten të shtuara. Një makinë ujëhedhëse, e shoqëruar nga një kordon efektivësh policie, vijon të qëndrojë në kryqëzimin pranë Gjykatës së Lartë. Kjo prani policore vijon edhe pse prej rreth 30 minutash një grup protestuesish është shpërndarë, përfshirë edhe ata që ndodheshin në drejtim të rrugës “Myslym Shyri”. Aktualisht, në këtë segment nuk raportohet