Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthimi në Athinë ku humbën jetën 6 persona, pritet të zbardhen detaje të reja nga hetimet

    Monika Lubonja reagon pas publikimit të videove intime: Mesazh për kritikët, përdor edhe lehjen e qenve

    Tensione para Kryeministrisë, policia shoqëron disa protestues pas përplasjeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shpërthimi në Athinë ku humbën jetën 6 persona, pritet të zbardhen detaje të reja nga hetimet
    Kryesore

    Shpërthimi në Athinë ku humbën jetën 6 persona, pritet të zbardhen detaje të reja nga hetimet

    October 31, 2026

    Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për shpërthimin e fuqishëm në zonën e Plakës, në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes tyre edhe disa shqiptarë. Autoritetet greke kanë publikuar fotografi nga këqyrja e vendngjarjes, ku dokumentohen dëmtimet në tubacionet e bakrit, të cilat dyshohet se u shkaktuan nga tre personat e arrestuar për ngjarjen.

    Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Zjarrit (DAEE), tre të dyshuarit, mes tyre edhe shtetas shqiptarë, kishin hyrë në ndërtesë dhe kishin prerë me një vegël të posaçme një pjesë të tubit të bakrit pranë matësit të gazit. Qëllimi dyshohet se ishte shitja e tij për skrap dhe përfitimi i një shume të vogël parash.

    Megjithatë, veprimi i tyre dyshohet se shkaktoi pasoja tragjike. Heqja e tubit dëmtoi një tubacion aktiv të gazit natyror, duke shkaktuar një rrjedhje që zgjati rreth pesë orë e gjysmë.

    Gazi i grumbulluar në ndërtesë shkaktoi më pas shpërthimin e fuqishëm, që la pas gjashtë viktima dhe dëme të mëdha materiale. Në fotografitë e publikuara nga autoritetet dallohen gjurmët e prerjes në tubin e bakrit, si dhe dëmtimi i tubacionit pranë tij, i cili ishte ende në funksion.

    Sipas raportit të ekspertëve, shkëputja e tubit aktiv nga pjesa metalike lidhëse shkaktoi rrjedhjen e gazit natyror që i parapriu shpërthimit. Dokumentacioni fotografik konsiderohet një element i rëndësishëm i hetimit, pasi ndihmon në rindërtimin e mekanizmit që çoi në tragjedinë me gjashtë viktima.

    Tre personat e arrestuar janë 34, 37 dhe 55 vjeç. Sipas autoriteteve, ata kanë precedentë të mëparshëm penalë dhe u identifikuan pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë. Kamerat i kishin filmuar në rrugicat e zonës, rreth pesë orë përpara shpërthimit, duke mbajtur pjesën e tubit të bakrit që dyshohet se kishin hequr nga ndërtesa.

    Të tre përballen me akuza të rënda, mes tyre zjarrvënie dhe shkaktim shpërthimi me pasojë vdekjen e personave, si dhe vrasje me dashje eventuale. Sipas mediave greke, ata pritet të dalin përpara hetuesit të hënën, ku do të japin shpjegimet e tyre për ngjarjen.

    Hetimet paraprake sugjerojnë se një tentativë për të përfituar nga shitja e bakrit përfundoi në një tragjedi me gjashtë viktima.

    greqi shqiptaret vrasje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthimi në Athinë ku humbën jetën 6 persona, pritet të zbardhen detaje të reja nga hetimet

    October 31, 2026

    Monika Lubonja reagon pas publikimit të videove intime: Mesazh për kritikët, përdor edhe lehjen e qenve

    October 31, 2026

    Tensione para Kryeministrisë, policia shoqëron disa protestues pas përplasjeve

    October 31, 2026

    Protesta, identifikohen 5 persona që gjuajtën me gurë, 3 rrezikojnë gjobë 5 milionë lekë

    October 31, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.