Kërcënojnë kryeministrin Kurti – Prorusët përshëndesin Vuçiqin dhe serbët e Banjskës

Dy serbë nga Mali i Zi, të cilët raportohet se luftojnë në Ukrainë në anën e Rusisë, janë shfaqur në një video me mesazhe nacionaliste dhe kërcënuese, duke përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në pamjet e publikuara, ata shprehin mbështetje për ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa kundërshtarët e tij politikë i akuzojnë se përkrahen nga “armiqtë e popullit serb”, raporton Dukagjini.

Gjatë deklarimeve, dy personat përmendin Kurtin dhe pretendojnë se do të kthehen në Kosovë.

Në hyrje të videos, ata prezantohen si dy serbë nga Mali i Zi dhe u dërgojnë përshëndetje serbëve në Kosovë, duke veçuar ata në Banjskë.

“Dy vëllezër nga Mali i Zi, dy serbë. Duhet t’i përshëndesim vëllezërit tanë nga Kosova dhe Metohia, popullin serb nga Banjska. Përshëndetje të mëdha për vëllezërit”, thonë ata.

Ndërkohë, sipas burimeve të Tëvë1, grupi nacionalist serb “Srpski Inat” dyshohet se menaxhohet nga disa persona me prejardhje nga Banjska e Zveçanit.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika