Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka reaguar pas raportimeve për përdorimin e një droni gjatë protestës studentore para Kryeministrisë, përmes të cilit dyshohet se është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të të rinjve.
Në një postim në Instagram, Muçi ka vënë përballë mungesën e medikamenteve në Spitalin Onkologjik dhe shpenzimin prej 20 mijë eurosh për blerjen e dronit, që sipas tij është përdorur për të shpërndarë gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
“ Në Onkologjik nuk ka ilaçe, por shteti ka para për dronë 20.000 euro që hedhin gaz lotsjellës”, shkruan deputeti, duke publikuar edhe videon e incidentit













