Refuzoi të identifikohej dhe plagosi me thikë dy efektivë gjatë neutralizimit, arrestohet 47-vjeçari gjerman në Malësinë e Madhe

31 Tetor 2026 | 18:57

Një 47-vjeçar, shtetas gjerman, është arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Malësinë e Madhe, pasi ka plagosur me thikë dy efektivë policie, gjatë neutralizimit të tij. Sipas raportimeve nga policia, 47-vjeçari dyshohet se gjatë ditës së sotme i ka hedhur benzinë automjetit të një 27-vjeçari, ku pas denoncimit të këtij të fundit, policia i është vënë në ndjekje.

Ndërkohë, pas ndalimit të automjetit, 47-vjeçari ka refuzuar të identifikohet dhe, pasi policia ka tentuar ta neutralizojë, ai ka plagosur me thikë dy efektivët, të cilët ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërsa shtetasi gjerman është arrestuar dhe është shoqëruar nga forcat e tjera të policisë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi A. Q., 27 vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë mbi automjet, në afërsi të një pike karburanti pranë pikës së kalimit kufitar.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi gjerman J. K., 47 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, ka goditur me mjet prerës (thikë) dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina

Vetëm disa minuta pasi u shpërndanë nga policia, protestuesit janë ribashkuar sërish dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Sipas pamjeve, në sfond dëgjohen gjithashtu thirrjet...
18:37 | 31/10/2026

Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në incidentet e...
18:20 | 31/10/2026

Pas shpërndarjes nga policia, një grup protestuesish me flamuj në duar bëjnë rezistencë përpara autobotit me ujë

Pas shpërndarjes me ujë nga policia, një grup i vogël protestuesish kanë bërë qëndresë përpara autobotëve me ujë dhe forcave të policisë. Sipas pamjeve, një...
17:44 | 31/10/2026