Zbriti nga makina për të vendosur trekëndëshin e emergjencës, fuoristrada i merr jetën të riut shqiptar në Itali
Një aksident tragjik është regjistruar në autostradën A1 në Itali, i cili i ka marrë jetën një 20-vjeçari, Thomas Qirjaj, me origjinë shqiptare, banues në Caorso, në provincën e Piacenzës.
Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi në orët e para të së premtes, në zonën e Melegnanos, në drejtim të San Giuliano Milanese. I riu, u përplas nga një automjet fuoristradë pasi kishte zbritur nga makina me të cilën po udhëtonte.
Sipas mediave italiane, Thomasi ndodhej në një automjet Volvo me targa zvicerane, së bashku me katër miq. Pasi kaluan barrierën e autostradës në Melegnano, makina humbi kontrollin dhe u përplas me ndarësen e korsive. Ende nuk është përcaktuar nëse aksidenti i parë u shkaktua nga një defekt teknik apo nga rrethana të tjera.
Pas përplasjes, 20-vjeçari zbriti nga makina për të vendosur trekëndëshin e sinjalizimit në rrugë. Në atë moment, ai u përplas nga një fuoristradë, e drejtuar nga një 25-vjeçar nga Modena.
Sipas raportimeve, drejtuesi i fuoristradës nuk e kishte vënë re praninë e të riut në rrugë deri në momentin e fundit.
Thomasi u transportua me urgjencë në spitalin Predabissi, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Katër miqtë që udhëtonin me të nuk pësuan lëndime të rënda.
Autoritetet italiane po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
I dënuar në SHBA për tregti armësh me Korenë e Veriut, biznesmeni ndërtoi rrjet kompanish në Republikën Sërpska
Kurti: Jam i habitur si Vetëvendosja u lidh me protestat në Shqipëri, ne jemi forcë qeverisëse
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt
- 18:57 Refuzoi të identifikohej dhe plagosi me thikë dy efektivë gjatë neutralizimit, arrestohet 47-vjeçari gjerman në Malësinë e Madhe
- 18:37 Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina
- 18:31 Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë
- 18:21 Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Biseda ime dhe e kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës
- 18:20 Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren
- 18:09 Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet