“Arsyet e protestës janë aty”, Hasimja: Edhe nëse ky tubim shuhet tani pas disa muajsh rikthehet sërish

31 Tetor 2026 | 19:22

Pedagogu Ermal Hasimja ka komentuar protestën e zhvilluar sot, e cila u shoqërua me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe përdorim të mjeteve të paligjshme.

Sipas tij, protestat mund të rikthehen në forma të tjera, për sa kohë që arsyet që i nxorën të rinjtë në rrugë mbeten aty për aty. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si qeveria po reagon ndaj pakënaqësisë së qytetareve, duke argumentuar se presioni policor nuk do ta zgjidhin situatën.

“Mendoj një nga gjërat që fatkeqësisht ka dalë si mësim nga protesta e bulevardit është që thjesht ai manifestimi me meme dhe me vizatime dhe me lule nuk tërhiqka mjaftueshëm vëmendje. Kjo pastaj nxit edhe këtë pjesën e konfrontimit.

Nxit natyrisht një reagim të paarsyeshëm, shpesh edhe të paligjshëm mendoj nga ana e policisë edhe për të shtypur protestën plus ato masat që i mbledh qeveria. Por nuk ka shumë rëndësi a bëhet një herë në javë, ndoshta fiket fare, ftohet, me shumë gjasa mbas një muaj, dy apo tre muajsh përderisa arsyet që i nxorën të rinjtë në rrugë janë po aty, këto arsye do t’i nxjerrin me një pretekst me një arsye tjetër. Supozojmë që u lodhën tani të rinjtë iku ky momenti.

Do vijë një moment tjetër në momentin e parë që do të gjendet jo arsye por qoftë edhe pretekst për aq kohë sa arsyet janë aty mjafton një shkëndijë edhe ajo prapë do të ndizet në forma të tjera kështu që ky lloj injorimi që i bën qeveria dhe përpjekja për ta shtypur me polici dhe me masa është komplet jo efikase dhe komplet e arsyeshme”, tha ai.

Duke iu referuar kërkesave të protestuesve, pedagogu u shpreh se tashmë kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Qeveria do duhet të ulej dhe të mendonte . Tani asnjeri nuk pret më masa lehtësuese. Tani njerëzit duan atë dëshirë të vetme që është kryesorja që i heq pastaj i hedh në të gjitha të tjerat, dorheqjen e Ramës”, tha Ermal Hasimja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Refuzoi të identifikohej dhe plagosi me thikë dy efektivë gjatë neutralizimit, arrestohet 47-vjeçari gjerman në Malësinë e Madhe

Një 47-vjeçar, shtetas gjerman, është arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Malësinë e Madhe, pasi ka plagosur me thikë dy efektivë policie, gjatë neutralizimit...
18:57 | 31/10/2026

Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina

Vetëm disa minuta pasi u shpërndanë nga policia, protestuesit janë ribashkuar sërish dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Sipas pamjeve, në sfond dëgjohen gjithashtu thirrjet...
18:37 | 31/10/2026

Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në incidentet e...
18:20 | 31/10/2026