Saturday, October 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Luciano Spalletti: Rikthejmë Juventusin në rrugën e duhur, duhet të fitojmë respektin që shumë na e kanë mohuar

timoni.al by timoni.al
October 31, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Luciano Spalletti: Rikthejmë Juventusin në rrugën e duhur, duhet të fitojmë respektin që shumë na e kanë mohuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Luciano Spalletti paralajmëroi Juventusin para supersfidës me Napolin, duke nënvizuar se “Ka vetëm një rrugë për të fituar ndeshjet; të kemi më shumë dëshirë se të tjerët”. Trajneri, i cili fitoi titullin kampion me Napolin në sezonin 2022/23, foli në një konferencë për shtyp për gjendjen e skuadrës bardhezi dhe pritshmëritë për ndeshjen e ardhshme.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbi ditëlindjen e Juventusit, Spalletti tha: “Çfarë i uroj Juventusit që nesër ka ditëlindjen? I uroj të shohë shpresën e tifozët e tij, të jetë një skuadër që mbledh të gjithë ato fryte që tifozët meritojnë të kenë”. Ai shtoi se duhet një skuadër me ekuilibër, sepse do të kenë një ndeshje shumë të vështirë që do t’i impenjojë në të gjitha zonat e fushës, dhe se nuk do të ketë kohë për mbledhje të skuadrës për të folur gjatë për atë çfarë duhet të bëhet.

Spalletti përmendi edhe dy lojtarë specifikë, duke thënë se Zhegrova dhe Boga “janë futbollistë që edhe pse nuk do të luajnë si titullarë, më pas do të luajnë në pjesën e dytë”. Ai shfaqi dëshirën që të përmbysin situatën aktuale që po kalon skuadra, duke theksuar se “Kanë ndodhur shumë gjëra që kanë krijuar vështirësi dhe dua të përmbys këtë moment”.

Trajneri theksoi se ai dhe skuadra duan të kthehen në rrugën e duhur, sepse “jetojmë dhe punojmë për këtë” dhe se duhet të fitojnë “respektin që na është mohuar”. Duke reflektuar mbi përvojat e tij të mëparshme, Spalletti deklaroi se kishte kaluar situata të ngjashme më parë, pasi ka punuar me skuadra që luftuan për tituj ose që duhej të përmirësonin renditjen. Ai shtoi se kur nuk ke rezultate me Juventusin, rezonanca është më e madhe dhe ndikon në jetën e përditshme, duke theksuar se këtë situatë e ka përjetuar dhe se “nuk do të jetë as e fundit”.

Previous Post

Rama në burg, Berisha në burg — Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al