Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku prej më shumë se dy javësh kryeqyteti është përfshirë nga protesta të dhunshme. Në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka mohuar përfshirjen e partisë së tij në protestat e Tiranës, duke deklaruar se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë rivale e Shqipërisë.