Spraj me piper nga policia në protestë, lëndohet gazetarja e Top News
31/10/2026 19:53
Me incidente është shoqëruar protesta e sotme para Kryeministrisë.
Policia ka tentuar disa herë që të largojë protestuesit, duke përdorur herë ujë me presion dhe herë spraj me piper.
Në momentin e hedhjes së sprajit me piper, efektivi ia ka drejtuar atë në sy gazetares së Top News, Kleida Muka, e cila ishte në krye të detyrës, në raportim live për protestën, duke e lënë të lënduar.
Ajo është ndihmuar fillimisht nga disa prej protestuesve, të cilët i kanë hedhur solucion fiziologjik në sy, ndërsa më pas është dashur ndërhyrja e mjekëve të urgjencës.
Gazetarja është marrë me ambulancë dhe është transportuar drejt QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore.
Top Channel