Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë për media

Derbi Milan-Inter, formacionet zyrtare: Chivu surprizon me Spence dhe Diouf titullarë

Derbi Milan-Inter, formacionet zyrtare: Chivu surprizon me Spence dhe Diouf titullarë

19:40, 31/10/2026

Janë publikuar formacionet zyrtare për derbin e parë të sezonit 2026/27 në Serie A, mes Milanit dhe Interit, që zhvillohet këtë mbrëmje në “San Siro”, në kuadër të javës së 10-të.

Surprizat më të mëdha vijnë nga Cristian Chivu, i cili ka vendosur të aktivizojë Djed Spence si titullar në krahun e djathtë, ndërsa në sulm ka zgjedhur Diouf përkrah Marcus Thuram. Si rrjedhojë, Pio Esposito dhe Bonny e nisin ndeshjen nga stoli. Një tjetër zgjedhje e trajnerit zikaltër është Carlos Augusto, i cili ka fituar konkurrencën me Federico Dimarcon për vendin në formacion.

Nga ana tjetër, Milani nuk ka surpriza të mëdha në njëmbëdhjetëshen titullare. Ramos do të udhëheqë sulmin, me Moreira dhe Christian Pulisic në krahë. Në mesfushë do të luajnë Musah, Luka Modric dhe Adrien Rabiot.

Formacionet zyrtare:

MILAN (4-3-3): Maignan; Gila, De Winter, Pavlovic, Diawara; Musah, Modric, Rabiot; Moreira, Ramos, Pulisic.

Trajner: Ruben Amorim.

INTER (3-5-2): J. Martinez; Bisseck, Akanji, Bastoni; Spence, Barella, Calhanoglu, Sucic, Carlos Augusto; Diouf, Thuram.

Trajner: Cristian Chivu.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco