Një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Has, ndërsa vëllai i tij 38-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, ku një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur gjatë lëvizjes.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima është A. Q., i cili drejtonte mjetin, ndërsa i plagosuri është vëllai i tij, V. Q. Ky i fundit është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.













