Një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pas përmbysjes së një mjeti sportiv në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, në Has.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ka ndërruar jetë drejtuesi i tij, shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç.
Në aksident është plagosur edhe vëllai i viktimës, V. Q., 38 vjeç.
Krumë/ Informacion paraprak
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.
Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net