Ndeshja mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund ka dhuruar një spektakël të vërtetë futbolli, me dy skuadrat që kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 2-2 në përballjen e vlefshme për kampionatin gjerman. Tifozët që zgjodhën të ndiqnin Klassiker-in nuk mbetën të zhgënjyer, pasi sfida dhuroi emocione, raste të shumta dhe gola deri në minutat e fundit.
Takimi u zhbllokua në minutën e 34-t, kur Laimer dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi Bayernin në avantazh. Pak më herët, Bellingham kishte shënuar për Dortmundin, por goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Në pjesën e dytë, bavarezët patën mundësinë ideale për të dyfishuar shifrat, por Harry Kane gaboi nga pika e bardhë në minutën e 56-të. Dortmund e shfrytëzoi menjëherë këtë moment dhe vetëm katër minuta më vonë Guirassy riktheu baraspeshën.
Ndeshja vazhdoi me ritëm të lartë dhe në minutën e 66-të ishte Upamecano ai që riktheu avantazhin për Bayern Munich, duke bërë që vendasit të besonin te fitorja.
Megjithatë, Borussia Dortmund nuk u dorëzua. Kur dukej se tri pikët do të mbeteshin në anën e bavarezëve, Silva realizoi golin e barazimit në minutën e 89-të. Kështu, Klassiker-i u mbyll me rezultatin 2-2, në një përballje spektakolare që konfirmoi edhe një herë rivalitetin mes dy gjigantëve të futbollit gjerman.
