Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset një makinë në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij


Një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e përmbysjes së një mjeti sportiv në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, në Has.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima ishte drejtuesi i mjetit, ndërsa vëllai i tij, 38 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.

Krumë/Informacion paraprak

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.