E shtunë, 31 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

WhatsApp sjell 4 risi për grupet

WhatsApp ka njoftuar katër shërbime të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup dhe ndjekjen e mesazheve të rëndësishme.

Risia e parë është filtri “Mentions and replies”, i cili do të shtohet në listën e filtrave të bisedave. Ai do t’u mundësojë përdoruesve të shohin vetëm grupet ku kanë mesazhe të palexuara dhe ku janë përmendur drejtpërdrejt ose kanë marrë përgjigje, përfshirë edhe mesazhet që përdorin komandën @all.

Reklamë

Përdoruesit do të mund t’i mbajnë mesazhet e rëndësishme të fiksuara pa afat dhe jo më me filtrin 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.

Shërbimi i tretë do të lejojë shpërndarjen e mesazheve të mëparshme me anëtarët e rinj  pasi ata të jenë bashkuar në grup. Mjafton të preket emri i personit brenda bisedës për t’i dërguar mesazhet e fundit.

WhatsApp po prezanton edhe statuset për grupe. Anëtarët do të mund të publikojnë përditësime që shihen vetëm nga pjesëmarrësit e grupit, të cilët mund të reagojnë dhe të shtojnë statuset e tyre. Kohëzgjatja e tyre është 24 orë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.