Saturday / October 31 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Life Style Nga Vendi

Turizmi nuk është më vetëm sezonal, po zgjeron bazën e blerësve të retail-it të veshjeve

Share Share Icon

Flet Mehmet Memo, Menaxher i LC Waikiki për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

 

Për menaxherin e LC Waikiki për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Mehmet Memo, efektet e turistëve në tregun e retail-it të veshjeve nuk janë me sezonale, por sipas tij po rrisin në çdo periudhë të vitit blerësit nga vendet europiane.

Ndër turistët që blejnë më shumë janë nga Italia, Kosova, Anglia, Gjermania dhe Polonia. Sipas tij, gjatë sezonit veror turistët përbëjnë rreth 25% të shitjeve, ndërsa konsumatori shqiptar është bërë më përzgjedhës dhe kërkon më shumë vlerë për paratë.

 

Z. Memo, nisur nga situata me kompaninë që ju drejtoni, deri tani si shfaqet kërkesa për veshje të markës LC Waikiki, dhe si luhatet ajo krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm?

Kërkesa për LC Waikiki vijon të jetë pozitive dhe e qëndrueshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi një rritje prej rreth 6%, e ndikuar si nga konsumatori vendas, ashtu edhe nga rritja e numrit të turistëve.

Konsumatori sot është më i kujdesshëm në shpenzime, por kërkon më shumë vlerë për paratë. Kjo është një nga arsyet pse modeli i LC Waikiki, që kombinon modën, cilësinë dhe çmimin e përballueshëm, vazhdon të jetë shumë konkurrues në treg.

 

Cilat janë artikujt më të kërkuar aktualisht dhe kush blen më shumë, të rinjtë, gratë apo familjet?

Kërkesa është e shpërndarë në disa kategori, por veshjet casual dhe sezonale janë ndër më të kërkuarat. Gratë dhe të rinjtë janë ndër konsumatorët më aktivë, ndërsa veshjet për fëmijë vijojnë të kenë një peshë të rëndësishme.

Avantazhi i LC Waikiki është se jemi një markë dedikuar të gjithë familjes. Kjo na lejon të kemi një bazë të gjerë konsumatorësh dhe të mos varemi vetëm nga një grupmoshë apo kategori.

 

Sa ka ndryshuar mënyra e blerjes nga vendasit? A po blejnë më shumë sasi, por me çmime më të ulëta, apo po tregohen më përzgjedhës dhe po presin periudhat e uljeve?

Konsumatori shqiptar është bërë më përzgjedhës. Ai krahason më shumë çmimet, cilësinë dhe produktin përpara se të blejë. Nuk kërkon domosdoshmërisht çmimin më të ulët, por vlerën më të mirë për paratë që shpenzon.

Një ndryshim i rëndësishëm gjatë këtij viti është edhe zgjerimi i LC Waikiki në kanalin online. Këtë verë në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut prezantuam shërbimin e-commerce përmes Website-it dhe aplikacionit mobile.

Është një hap që i përgjigjet mënyrës së re të konsumit dhe i jep klientit më shumë fleksibilitet për të zgjedhur se ku dhe kur dëshiron të blejë.

Për ne, ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e LC Waikiki në Shqipëri, pasi synojmë që konsumatori të ketë të njëjtën eksperiencë dhe të njëjtën gamë zgjedhjesh, pavarësisht kanalit përmes të cilit blen.

 

Sa po ndikon rritja e numrit të turistëve në qarkullimin e LC Waikiki në Shqipëri? A mund të thoni se sa është pesha e shitjeve nga turistët gjatë sezonit veror?

Turizmi ka ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e retail-it dhe këtë e kemi parë edhe te LC Waikiki. Gjatë sezonit veror, turistët përbëjnë rreth 25% të shitjeve, me një peshë më të lartë në dyqanet e zonave turistike, si dhe ato në qendrat tregtare në kryeqytet.

Për ne, turizmi nuk është vetëm një faktor sezonal. Ai po sjell konsumatorë të rinj nga tregje të ndryshme, duke rritur ekspozimin e markës dhe duke krijuar mundësi të reja për rritje.

 

Cilat janë shtetësitë e turistëve që blejnë më shumë në dyqanet tuaja dhe çfarë lloj veshjesh kërkojnë ata? A ndryshojnë preferencat e tyre nga ato të konsumatorëve shqiptarë?

Ndër turistët që blejnë më shumë në dyqanet tona janë ata nga Italia, Kosova, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Polonia dhe vende të tjera të rajonit dhe Europës.

Preferencat nuk ndryshojnë shumë nga ato të konsumatorit shqiptar. Kërkohen kryesisht veshje casual, praktike dhe sezonale. Diferenca është se turisti gjatë pushimeve ka më shumë tendencë të blejë produkte që mund t’i përdorë menjëherë.

 

A kanë turistët ndikim më të madh në shitjet e dyqaneve në qytetet turistike krahasuar me Tiranën? Cilat janë ndryshimet që vini re mes këtyre tregjeve?

Po. Në qytetet turistike, ndikimi i turistëve është dukshëm më i madh, veçanërisht në muajt e verës. Aty kemi sezonalitet më të fortë dhe kërkesa përqendrohet më shumë te produktet verore dhe praktike.

Tirana është një treg më i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, ku baza kryesore mbetet konsumatori vendas. Në të njëjtën kohë, edhe kryeqyteti po përfiton gjithnjë e më shumë nga rritja e turizmit.

 

Sa e rëndësishme është për LC Waikiki konkurrenca në tregun shqiptar, sidomos me markat e tjera ndërkombëtare që janë zgjeruar vitet e fundit, por me çmime ekonomike? Çfarë strategjie synoni për të përballuar konkurrencën?

Konkurrenca është rritur dhe kjo është pozitive për tregun, sepse e bën konsumatorin më të pasur në zgjedhje dhe na detyron të përmirësohemi vazhdimisht.

Në këtë drejtim, edhe zhvillimi i kanalit online është pjesë e strategjisë sonë. Pas lançimit të e-commerce në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, konsumatori tashmë mund të aksesojë LC Waikiki si në dyqan, ashtu edhe përmes Website-it dhe aplikacionit mobile kudo dhe kurdo.

Besojmë se e ardhmja e retail-it është pikërisht kombinimi i këtyre kanaleve dhe një eksperience sa më të unifikuar për konsumatorin.

 

Pak ditë na ndajnë edhe nga nisja e shitjeve për sezonin e vjeshtës. Parashikoni ndryshime çmimesh?

Për sezonin e vjeshtës do të kemi koleksione të reja dhe një ofertë të përshtatur me tendencat dhe nevojat e konsumatorit. Për sa u përket çmimeve, synimi ynë është të ruajmë një raport sa më të mirë mes çmimit dhe cilësisë.

Konsumatori është bërë më i kujdesshëm dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme që çdo blerje të ketë vlerë për të. Kjo është edhe filozofia që LC Waikiki do të vazhdojë të ndjekë: modë e aksesueshme dhe cilësi e besueshme për të gjithë familjen sikurse edhe motoja jonë “Të gjithë meritojnë të vishen mire.”

 

 

LEXONI EDHE:

Fytyra e re e tregut të veshjeve

Era Xhabafti: Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash

Semi Gjyli: Veshja sportive po bëhet pjesë e përditshmërisë, më të kërkuarat janë atletet

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash

Flet Era Xhabafti, zv.drejtoreshe e Përgjithshme e Mini Invest Albania   Rritja e turizmit, zgjerimi i retail-it modern dhe ndryshimi i sjelljes së...

9 minutes më parë 11 Min Lexim

Veshja sportive po bëhet pjesë e përditshmërisë, më të kërkuarat janë atletet

Flet Semi Gjyli, Menaxherja Ekzekutive e Sport Vision Group   Veshja sportive nuk është më vetëm për sport, po bëhet pjesë e përditshmërisë, n...

12 minutes më parë 6 Min Lexim
Bota /

Jo më strehë e sigurt

14 minutes më parë 7 Min Lexim
Ads
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!