Protestat antiqeveritare në Shqipëri kanë marrë vëmendjen edhe të medias prestigjioze britanike BBC, e cila ka publikuar pamje nga përplasjet e fundit mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit.
Në raportimin e saj, BBC ndalet te rikthimi i protestuesve në rrugë, ku një pjesë e tyre hodhën gurë dhe bomba molotov në drejtim të forcave të rendit. Policia iu përgjigj me autobotë uji, në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Media britanike e lidh këtë përshkallëzim me javë të tëra protestash kundër qeverisë, të udhëhequra nga studentët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
BBC ka publikuar edhe pamje filmike nga zhvillimet në Tiranë, ku shihen momentet e tensionit dhe përplasjet mes të rinjve dhe efektivëve të policisë.












