Sport

Barcelona rikthehet te fitoret me goleada, katalanasit nuk kanë mëshirë për Deportivo Alaves

Barcelona lë pas krahëve humbjen në El Clasico dhe ndaj PSG në Champions dhe kthehet te fitoret me goleada në La Liga. Në Camp Nou, skuadra e Hansi Flick nuk pati mëshirë për Deportivo Alaves të cilin e mundi me rezultatin e tenistik 6-1.

Skuadra kampione e Spanjës e zgjidhi ndeshjen praktikisht që në pjesën e parë. Vetëm 8 minuta priti Barcelona për të marrë avantazhin me Raphinhan që shënoi pas një asisti të Fermin Lopez. Një gol që solli një lloj reagimi të Alaves që u përpoq që t’iu kundërpërgjigjej blaugranave. Por në minutën e 23 Barcelona shënoi sërish, këtë radhë me Fermin Lopez që u gjet saktë nga Lamine Yamal dhe rezultati shkoi në 2-0.

Pas kësaj ishte skuadra e Flick që mori kontrollin e lojës dhe në minutën e 41 erdhi edhe goli i tretë me Raphinan që plotësoi dygolëshin personal ndërkohë që shkoi në kuotën e 15 golave në këtë sezon. Katalanasit nuk e lanë me kaq dhe pak para fundit të pjesës së parë, Lamine Yamal e çoi rezultatin në 4-0 me të cilin skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Barcelona e gjeti sërish golin, në minutën e 64. Ishte sërish Yamal ai që shënoi pas një asisti të Gabriel Jesus duke e çuar rezultatin 5-0. Blaugranat kishin ende për të thënë dhe në minutën e 81 shënuan edhe golin e 6 me Anthony Gordon pas një asisti të Rodrit. Pak çaste më vonë, Alaves shënoi golin e nderit me Mariano Diaz për rezultatin përfundimtar 6-1 me Barcelonën që pas kësaj fitoreje ruan kreun e klasifikimit me 30 pikë pas 11 javëve kampionat.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.