Sport

Cardinale shpërthen në lot pas derbit: “Më bënë të qaj, nata më e bukur”

Pronari i Milanit nuk i fsheh emocionet pas fitores 3-1 ndaj Interit në San Siro. Cardinale vlerëson karakterin e skuadrës dhe premton se kuqezinjtë do të ndërtojnë mbi këtë sukses. Fitorja 3-1 ndaj Interit në derbin e Milanos ka sjellë emocione të jashtëzakonshme edhe te pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale. Pas përfundimit të sfidës në San Siro, ai nuk e fshehu entuziazmin përpara kamerave të TeleLombardia, duke e cilësuar këtë mbrëmje si të jashtëzakonshme.

“Një natë e pabesueshme! Luajmë çdo tre ditë, kemi kaluar dëmtime dhe kemi pasur skuadrën të plotë. Por shikoni këta djem, këta djem janë fitues. Më bëjnë të dua të qaj. Është fantastike, nata më e mirë!”, u shpreh Cardinale.

Pronari i Milanit vlerësoi karakterin dhe mentalitetin fitues të futbollistëve, duke theksuar se kjo fitore duhet të shërbejë si pikënisje për vazhdimësinë e skuadrës. “Do të ndërtojmë mbi këtë”, përfundoi ai, duke dhënë një mesazh optimist pas një prej fitoreve më të rëndësishme të sezonit për Milanin.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.