Troja Bicurri me këngën “Mali dhe Hana” është fituesja e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK.
Bicurri është 15-vjeçare.
“Falënderoj festivalin dhe të gjithë ata që kanë pasur besim në mua gjatë këtij rrugëtimi”, ka thënë ajo pasi mori çmimin.
Çmimin ia ndau ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci. Ajo u shpreh e lumtur që në këtë edicion u rikthye edhe emri i “Akordeve të Kosovës”.
“Kosova ka pasur traditë dhe është diçka që është ndaluar dhunshëm. Më vjen mirë qe në liri po mbahen prapë”, ka thënë ajo.
Edhe
“Akordet...” me triumfin e Troja Bicurrit – vlerësim për brezin e ri
Vendin e dytë e zuri Fatbardha Nikçi me këngën “Hajde mor i bukur”.
Ndërsa vendin e tretë e mori grupi “Hawolf” me këngën “Ti si unë”.
Nikçi e ka fituar edhe Çmimin e Orkestrës.
Teksti më i mirë ka shkuar për këngën “Amanet” nga Olimpia.
Bojken Lako, rok-këngëtari e kantautori është ngjitur në skenë.
Edhe
“Akordet e Kosovës” në harmoninë e traditës dhe të skenës që kërkon identitet
“Kam pasur gjithmonë kënaqësi dhe ka qenë një formë frymëzimi”, ka thënë ai derisa ka folur për Kosovën.
Ka nisur nata e dytë e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.
Në hapje, me pikë baleti janë paraqitur balerinët e rinj, nën shoqërim të violinës. Është njoftuar si homazh për ata qe sakrifikuan jetën për liri. Ka interpretuar balerina Behie Murtezi me balerinët e rinj ndërsa në violinë ka qenë Festim Fanaj.

Në nisje të natës së dytë është konstatuar se është dhënë testi me sukses i ngjarjes dhe se ashtu pritet edhe në natën e dytë.
Edhe
“Akordet” rikthehen në skenën muzikore
Sonte interpretojnë të gjithë këngët e prezantuara në natën e parë dhe ndahen çmimet e Festivalit.
Në këtë edicion, është rikthyer edhe emri “Akordet e Kosovës”. Pas gati tri dekadash ndërprerjeje të festivalit historik me këtë emër, nata e parë solli përpjekjen për ta lidhur të kaluarën me të tashmen duke rikthyer këngët, kujtimet dhe emrat që kanë ndërtuar kapitull të rëndësishëm të kulturës muzikore shqiptare.