Dy ndeshjet e së dielës do të përcaktojnë mbylljen e javës së 11-të në Superligën e Kosovës. Malisheva do të luajë në shtëpi kundër Feronikelit 74, ndërsa Dukagjini do të përballet me Gjilanin në Klinë.
Takimi në stadiumin “Liman Gegaj” nis në orën 13:00. Malisheva, që kryeson renditjen me 26 pikë, synon të mbrojë kreun përballë Feronikelit 74, skuadër që ka grumbulluar 11 pikë dhe ndodhet e shtata. Në përballjen e parë mes tyre, të zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, malishevasit fituan 3-0.
Të lidhura
None found
Në stadiumin “18 Qershori”, Dukagjini dhe Gjilani do të zbresin në fushë në orën 17:00, në derbin e javës. Gjilani është i pesti me 18 pikë, një pozicion dhe një pikë përpara Dukagjinit, që mban vendin e gjashtë me 17 pikë. Ndeshja e tyre e parë, e luajtur në Gjilan, përfundoi 2-2.
Tri ndeshjet e tjera të kësaj jave kanë përfunduar: Ballkani fitoi 4-0 ndaj Drenicës, Prishtina mori tri pikët si mysafire ndaj Llapit me fitore 1-0, ndërsa Drita mposhti Vushtrrinë 3-1.






