Qindra komunikime të vartësve apo bashkëpunëtorëve të Belinda Ballukut, telefonata përgjatë viteve 2018-2025, janë përdorur nga Prokuroria e Posaçme për të vërtetuar pronësinë faktike të ish zv. Kryeministres mbi vilën dykatëshe tip Begonia në “White Rocks” në Dhërmi.
Vila 103m2, e rrethuar me një parcele toke jo më pak se 300 m2, për të cilën SPAK thotë se aktualisht vlen 720 mijë euro, është përdorur nga Balluku që prej qershorit të vitit 2019 deri të paktën në shkurt-mars 2026, periudhë kur SPAK ka lokalizuar telefonin e Ballukut në këtë zonë, para se vila të sekuestrohej me vendim gjykatë vetëm 3 muaj më vonë.

Në dokumentin e lexuar nga Report Tv janë me dhjetëra faqet me prova që sipas Prokurorisë së Posaçme vërtetojnë pas asnjë lloj dyshimi se Vila në kompleksin turistik “White Rocks”, që formalisht rezulton në emër të ish futbollistit të njohur Igli Tare, i përket në fakt, ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Komunikimet e ish vartësve, shoferit të Ballukut, punonjësve të pastrimit në shtëpinë e saj në Tiranë, administratorëve të kompleksit, familjarë të këtyre të fundit të gjithë i referoheshin godinës ‘f6’, si “vila e shefes”. Ndërkohë që nga ana tjetër arredimi apo investimet ishin bërë sipas preferencave të Ballukut, ndërsa në godinë janë gjendur foto e prova të tjera që vërtetojnë se ish zv. Kryeministrja e përdorte atë në vazhdimësi, për të paktën disa çdo muaj për vite më radhë, sipas qelizave telefonike të numrit celular të Ballukut.
Ka edhe një detaj interesant në një dokument të SPAK që Report Tv ka lexuar. Një mesazh i dërguar mëngjesin e datës 17 korrik 2021 nga bashkëshorti i sanitares që punonte për Ballukun, si në banesën e saj në Tiranë, ashtu dhe herë pas here te Vila në Dhërmi, tregon sipas SPAK, një fotografi, në të cilën shfaqet një kuti e kuqe, ku ndodhen tufa kartëmonedhash 50 euroshe, të lidhura me llastik. Prokuroria e Posaçme shkruan në dokument se kutia e kuqe është “në dukje si në ambientet e vilës F6, në kompleksin White Rocks”.
Pra kjo kuti e kuqe e mbushur me euro sipas SPAK është në vilën e Ballukut në Dhërmi.
Bashkëshorti i sanitares së Ballukut, Lavdrim Smone, së bashku me gruan dhe vajzën e tij sipas të gjitha komunikimeve zhvendosin herë pas herë në vilën e Dhërmiut për të bërë pastrimet. Shpesh i dërgonte atje shoferi personal i ish zv. kryeministres.
Në dosjen e Belinda Balluku janë plot 31 të pandehurit që do të përgjigjen para drejtësisë. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se mes të pandehurve janë edhe 5 ndërtues e 2 firma private. SPAK ka marrë të pandehur ndërtuesit Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci.
Janë mbi 10 të pandehur për tenderin më të majmë, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku përveç shkeljes së barazisë në tendera janë edhe akuza për shpërdorim detyre, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Shqipria ēshtē vēndi i çudirave nē Shqipri dēgjon prallat nga mē fantashkenc. Po vazhdoi kshu Shqipria me ktē lloi padrejtēsie do ket Probleme shum serjoze deri nē mos ekzistencēn e saj.
Përgjigju -
O çfar teatri i flliqur bēhet nē Albanistan tregohen pralla me Nastradin e tregohen pordh me rigon. E Opa budallenjt fillojn me lef hum hum hum e fillojn e han tum. E pa besushme çfar lloi populli.
Përgjigju -
Ksaj i thone pirdh pirdh se lirohesh… telefonat edhe te fikur te japin vendndodhjen me nje gabim max 20 metra .. fotot japin vendin dhe oren kur jane bere i dergon apo jo me whats up… apo i gjen ne telefon cdo foto mund te te japi vendodhjen egzakte ku eshte bere… nese eshte bere me telefon atehere ska pse spak te thote duket sikur dhermi por te thote qarte .. nisur nga metadata e fotos vendodhja eshte dhermi… futja kot pordh me rigon
Përgjigju -
Keto jane lajme per Trushpelaret qe besojne cfare hidhet ne lajme,sic u hodhen jo ka 500 apartamente e te gjithte u hodhen njeri i bente 300 nje 400.Keto jane nga ato shashkat qe hidhnin prokuroret berishiste te spaku dhe keta hajvanet demokrate dhe tru shpelaret i besojne
Përgjigju -
o Rame te dhjefsha shqiperin ne evrop evropa esht te vila e ballukut te zihen syt fare o rameeee
Përgjigju -
Dhe prap ulet ne parlament.Vendi i saj esht nw burg
Përgjigju -
EURO ME ARKA KJO NDODH VETEM NE SHQIPERI ME KETE QEVERI RAMIU I SURRELIT NEK DI GJE IMAGJINONI SA ARKA DO KETE BUNKERI I SURRELIT
Përgjigju -
E admiroj Ballukun. Pa asnjë kualifikim, pa asnjë përvojë, ajo e përdori mendjen e saj me zgjuarsi për të realizuar detyra të mëdha. Dhe tani, të gjithë e ndjekim atë më shumë sesa Kim Kardashianin! Ajo është Kardashianja e Shqipërisë.
Përgjigju-
Sidomos në pjesën e përparme...para disa vitesh
-
-
PO,SI LEKET E ERJONIT NE KASAFORTE ???TE MYKURA .ORE PERVERSE ,KENI GJETUR GJE NE SHTEPINE E SAJE???
Përgjigju -
Pse nuk i identifikojne nr seriale te lekeve te shohin nga cila banke kane dale dhe cili biznesmen i ka terhequr
Përgjigju-
Prandaj ka ra Euro ne 90 Lek nga terheqjet ne banke or teeeejjjjj
-
-
Ja pra ku jena sote. Lavdi PPSH
Përgjigju -
DADO Dadushi GUZHINIERI. Spectacle alla Sal Hale Vicidoli.
Përgjigju -
Dhe qendron ende ne qeveri dhe shkon ne kuvend edhe rama nuk e permwnd fare cfare lolo kryeminister qe kemi njeri pa identitet
Përgjigju -
Aty neper kutia ne cdo shpi kishte te pakten nga 5-10 milion euro kesh, Kshu thojne gojet e liga Po sa shpi ka imagjino
Përgjigju-
Meqe qenka puna kshu si ka mundesi qe nuk sekuestrohet anje euro ne keto vila nga SPAK?
-
-
Nuk e kuptoj pse SPAK rrjedh te tilla gjysem lajme qe nuk merret vesh asgje vetem shkakton acarim popullor. Nese jane gjetur provat material, dergoje ne gjykate Ballukun dhe te gjithe ata qe jane implikuar dhe denoje.
Përgjigju-
Nuk mendoj se një foto që është marrë para 5 vjetëve nuk e di se ku, qënka provë se janë të Ballukut. Vetëm SPAK-u ynë bën këtë propogandë, nxjerr sa herë që do të tilla shashka për gjyq popullor. Nuk janë prova në Europën ku duam të shkojmë, të tilla foto. Pse duhet të prononcohet SPAK-u, para se gjykata të vërtetojë ato që thuhen për Ballukun? Akuzohet për pabarazi në tendera deri tani, rrugët janë ndërtuar, tuneli funksionon dhe ju nga mëngjesi në darkë merrni nëpër gojë një grua, nënën e saj dhe kush t'ju vijë për qejfi. E keni mbyllur gojë për vrasësin kriminel, hajdutin dhe shkatërruesin e Shqipërisë për 35 vjet, që s'u ngop akoma me djegje e shkatërrime. Prisni të thotë fjalën e vet gjykata, nëse ka gjykatë pasi e dimë se SPAK-u i mban nën trysni.
-
E dergoi Spaku ne gjykate po Padronet e Mares ia kthyen mbrapsht. Mara është ne panik se 20 drejtorë dhane dorëheqjen dhe te gjithë e kishin kaluar vajzën e saj si te ishte leckë. Bëj mama të të ngjajë.
-
Lajmet e viles se ballukut jane njesoj si breket e Arioles o milet .A e kuptoni perse e bejne ? Goni sinqerisht te pergezoj per komentin real .parulla e spakut eshte sundo e perça , prr te demtuar qeverine per te bere destabilizuar vendin .
-







Komente
Komento