Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku një automjet tip “Audi” është përplasur me shtyllën e semaforit dhe ka përfunduar pjesërisht mbi trotuar.
Nga pamjet e siguruara, makina ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, ndërsa në rrugë shihen edhe mbetje të shpërndara nga përplasja.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.













