Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës.
Aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës, ndërsa i dëmtuari është banues në fshatin Gjonomadh.
Për shkak të plagëve të marra, 41-vjeçari është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












