Ori Nebijaj me deklaratë të fortë për Sali Berishën! Çfarë tha për kreun e Partisë Demokratike?

01/11/2026 09:21

Moderatorja e emisionit “Goca dhe Gra”, Ori Nebijaj, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën.

Teksa po prezantonte intervistën që Ema Andrea kishte bërë me ish-ministrin e jashtëm dhe ish-deputetin e PD-së, Besnik Mustafaj, ku ky i fundit foli dhe për situatën aktuale politike, Nebijaj tha se “kemi një pushtet që nuk ka më besimin e qytetarëve dhe një opozitë që nuk ekziston”.

Sipas moderatores, kemi një kryetar partie në opozitë që ende nuk do të dëgjojë dhe të marrë asnjë vendim, që shkakton edhe tensione të mëtejshme në një situatë krejtësisht të paqartë për atë se cili duhet të jetë fokusi në ditë si këto.

“Do të kemi kënaqësinë që të gjithë bashkë të shijojmë një intervistë shumë të bukur dhe të veçantë me Besnik Mustafajn që do e sjellë vetë Ema Andrea. Të dy bashkë e kanë cekur atë se çfarë po ndodh me realitetin në Shqipëri, me këto ekstremet tona, jo vetëm sociale por që i përjetojmë disi në të gjitha fushat. Për realitetin e protestave, për realitetin politik. Duke qenë se dhe vetë ka qenë i angazhuar, përveçse është publicist dhe shkrimtar, dhe për ato të vërtetat e mëdha që edhe sot patëm mundësinë që të na kujtoheshin përgjatë asaj çfarë pamë teksa ndodhte protesta përgjatë ditës.

Një pushtet që nuk ka më besimin e qytetarëve dhe një opozitë që nuk ekziston dhe refuzon të dëgjojë qytetarët ishte ajo çfarë na u përcoll sot. Një kryetar partie në opozitë që ende nuk do të dëgjojë dhe të marrë asnjë vendim që shkakton edhe tensione të mëtejshme në një situatë krejtësisht të paqartë për atë se cili duhet të jetë fokusi në ditë si këto. Ajo çfarë studentët dhe të rinjtë kërkojnë apo ajo se çfarë qytetarët që i mbështesin ata duan që të vijë si formë ndryshimi”, tha Nebijaj, e cila ka qenë dhe deputete e Partisë Demokratike.

Top Channel