Molotovë dhe përplasje me policinë gjatë protestës në Tiranë, 6 të arrestuar, 2 në kërkim
Gjashtë persona janë arrestuar, tre të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa dy janë shpallur në kërkim pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë.
Sipas Policisë, gjatë protestës, disa persona kundërshtuan dhe goditën punonjësit e uniformave blu me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike. Gjithashtu, ata bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash.
Në pranga kanë rënë katër shtetas të moshës 18 deri në 38 vjeç, mes tyre edhe një shtetas i huaj, si dhe dy të mitur.
Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar bomba molotov, të cilat iu gjetën dy prej të arrestuarve.
Ndërkohë, hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për disa vepra penale, mes tyre vrasja e punonjësit të Policisë e mbetur në tentativë, kundërshtimi i punonjësve të Policisë, pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, pengimi i qarkullimit, shkatërrimi i pronës me zjarr dhe shkelja e rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse.
Aksident në rrugën e Voskopojës, 41-vjeçari në gjendje të rëndë
Ndoja debat me Qiraxhin: Zgjidhja do të jetë te kodi zgjedhor, aktivisti: Një alternativë e re mund të rrëzojë autokracinë
“Autokratët s’bien me votë”, aktivisti Qiraxhi: Në Serbi u deshën 18 muaj për të bërë një listë
- 09:39 FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance
- 09:34 Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño
- 09:32 Milani triumfon në derbi ndaj Interit, Moreira heroi i mbrëmjes me një gol dhe dy asiste
- 09:27 Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur
- 09:19 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:14 Aksident në rrugën e Voskopojës, 41-vjeçari në gjendje të rëndë