• Kontakt
Sunday, November 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Protestat e brezit Z përhapen në Europë / Gjermania përfshihet nga trazirat

09:54 : 01/11/2026
në BOTA

Protestat e brezit Z kanë përfshirë edhe Gjermaninë, ku dhjetëra mijëra të rinj dolën në rrugë në dhjetëra qytete të vendit, duke kërkuar më shumë investime në arsim, uljen e kostos së jetesës dhe kundërshtuar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Tubimet u zhvilluan të shtunën, më 31 tetor, në 34 qytete, mes tyre Berlin, Frankfurt, Hamburg, Këln dhe Mynih. Ato u organizuan nga lëvizja rinore “GenZ regelt!”, ndërsa kërkesat e protestuesve lidhen me atë që ata e konsiderojnë si neglizhencë të politikës ndaj problemeve dhe shqetësimeve të brezit të ri.

Sipas DW, demonstratat do të përqendroheshin te gjendja e shkollave, shkurtimet buxhetore, padrejtësia sociale, rritja e kostos së jetesës dhe ndryshimet klimatike.

Megjithatë, ajo që nisi si një valë protestash kryesisht paqësore, u përshkallëzua në disa qytete gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas raportimeve, në Frankfurt situata doli jashtë kontrollit, ku persona të maskuar grabitën të paktën dy dyqane, ndërsa disa biznese të tjera pësuan dëmtime. Policia raportoi gjithashtu hedhjen e bombave molotov në drejtim të shërbimeve të emergjencës dhe thyerjen e vitrinave të dyqaneve.

Lexo edhe:

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

Rama nxjerr sërish gurin te Kryeministria: Dialog!

Përballë përshkallëzimit të situatës, autoritetet përdorën autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e dhunshme. Në Hamburg u dogjën barrikada, ndërsa në Këln policia përdori gjithashtu autobotë me ujë për të ndërhyrë ndaj protestuesve.

Gjatë përplasjeve u plagosën disa efektivë policie dhe u kryen një numër arrestimesh. Në Frankfurt, mes bizneseve të sulmuara ishte edhe një dyqan armësh, nga ku policia sekuestroi dy armë pas arrestimit të një të dyshuari.

Pavarësisht incidenteve, organizatorët e lëvizjes “GenZ regelt!” janë distancuar nga dhuna, duke deklaruar se ekstremizmi, racizmi dhe sulmet ndaj personave apo pronës nuk kanë vend në protestën e tyre.

Sipas raportimeve, autoritetet raportuan rreth 18 mijë pjesëmarrës në Frankfurt, Mynih dhe Berlin, ndërsa organizatorët pretendonin se në protestat në të gjithë vendin morën pjesë rreth 120 mijë persona. Kjo shifër ishte më e ulët se pritshmëritë fillestare të organizatorëve, të cilët kishin parashikuar rreth 180 mijë pjesëmarrës.

Një nga çështjet kryesore që ka nxitur pakënaqësinë e të rinjve është edhe modeli i ri i shërbimit ushtarak në Gjermani. Protestuesit kundërshtojnë rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe druhen se modeli i ri mund të hapë rrugën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Lëvizja në Gjermani vjen në një kohë kur protesta të ngjashme të brezit Z janë zhvilluar edhe në vende të tjera europiane, përfshirë Francën dhe Italinë, duke vënë në qendër të debatit pakënaqësitë e të rinjve ndaj politikave qeveritare dhe mungesës së perspektivës për të ardhmen.

Etiketa: Gjermaniproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

09:41 : 01/11/2026
AKTUALITET

Rama nxjerr sërish gurin te Kryeministria: Dialog!

08:40 : 01/11/2026
AKTUALITET

Dy botë në një shesh/ Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

08:10 : 01/11/2026
AKTUALITET

Vala e revoltave në Tiranë, BBC: Studentët në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

22:51 : 31/10/2026
AKTUALITET

AFP pasqyron protestën në Tiranë: Përplasjet me policinë dhe kërkesa për dorëheqjen e Ramës

22:21 : 31/10/2026
AKTUALITET

Ironi ndaj uniformave blu, protestueset zgjedhin maskimin si police për Halloween

20:52 : 31/10/2026

TË GJITHA

Protestat e brezit Z përhapen në Europë / Gjermania përfshihet nga trazirat

09:54 : 01/11/2026

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

09:41 : 01/11/2026

“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!

09:30 : 01/11/2026

Aksident në rrugën e Voskopojës, 41-vjeçari në gjendje të rëndë

09:18 : 01/11/2026

Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit

08:58 : 01/11/2026

Rama nxjerr sërish gurin te Kryeministria: Dialog!

08:40 : 01/11/2026

Koreja e Veriut teston raketë me municione thërrmuese

08:31 : 01/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com