Aktualitet Politikë

“Dialogu”, kryeministri Rama përsërit ftesën për protestuesit!

Kryeministri Edi Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit, duke vendosur para godinës së Kryeministrisë fletë me mbishkrimin “Dialog”. Ftesa e radhës është pjesë e përpjekjeve për të ulur në bisedime, përfaqësues të protestave.

Më herët, Rama ka theksuar se është i gatshëm të ulet në tryezë me këdo që beson në dialog, në çdo vend e në çdo kohë, për të shkëmbyer pikëpamje edhe kur i kanë të kundërta.

Të drejtën e protestës e konsideron “të pamohueshme”, ndërsa thekson se dhuna nuk justifikohet nga asnjë arsye dhe se autorët e akteve të dhunshme do të përballen me ligjin.

Ftesa e radhës vjen kur protesta ka hyrë në ditën e 20-të dhe ka mbledhur studentë, pedagogë e qytetarë, që kërkesë kryesore kanë dorëheqjen e kryeministrit.

Deri më tani, protestuesit kanë refuzuar ftesat e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se nuk ka bisedime pa largimin e shefit të qeverisë.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.