Përparim Rama nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Emri i tij është pjesë e themeleve të Kosovës së lirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në ditën e 64-vjetorit të lindjes së tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka çmuar rolin e Pajazitit në organizimin dhe udhëheqjen e rezistencës, duke vënë në pah sakrificën e tij në shërbim të lirisë së popullit shqiptar.

Të lidhura

None found

Sipas tij, figura dhe vepra e heroit do të mbeten përgjithmonë të lidhura me themelet e Kosovës së lirë, ndërsa shembulli i tij do të vazhdojë të frymëzojë brezat.

Rama shkroi se figurat e mëdha të kombit kanë vetëm ditëlindje dhe se në këtë përvjetor nderohet kujtimi i Zahir Pajazitit.

Ai theksoi se Zahiri i dha rezistencës organizim, drejtim dhe fuqinë e shembullit personal.

Emri i Pajazitit, vijoi Rama, përfaqëson dinjitetin e qëndresës shqiptare, nderin e luftës çlirimtare dhe peshën e një sakrifice që mbetet detyrim përtej çdo përvjetori.

Kosova e lirë do ta ketë gjithmonë Zahir Pajazitin në themelet e saj. Brezat do të shohin te vepra e tij modelin e një njeriu që, në një moment vendimtar të historisë, ia kushtoi tërë jetën lirisë së popullit të vet.

Rama e përmbylli mesazhin me thirrjen për lavdi të përjetshme për heroin Zahir Pajaziti.


Shtuar më 1.11.2026 10:00

Quantcast