Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka folur sërish për dasmën e saj me DJ Gimbon. Ajo kishte deklaruar më herët se ceremonia do të zhvillohej në datën 5, por pa zbuluar muajin apo vitin.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, Orinda Huta e ngacmoi Selin për të mësuar më shumë rreth planeve të çiftit. Megjithatë, balerina preferoi të ruante misterin, duke mos dhënë një datë të plotë për dasmën.
“E sigurt që do të jetë më datë 5, Orinda, kaq mund të them”, u shpreh Selin Bollati.
Biseda më pas vijoi me batuta mes vajzave në studio, të cilat propozuan që tema e datës së dasmës të rikthehej çdo javë, derisa Selin të zbulonte më shumë.
Pjesë nga biseda:
Orinda: Kishim dëgjuar se dasmën e kishit caktuar, apo e shtytë prapë?
Selin: Unë kam thënë një datë në horizont.
Orinda: Data 5? Po cila 5, se tetori iku, tani nëntori…
Selin: E sigurt që do të jetë më datë 5, Orinda, kaq mund të them.
Orinda: Deri në dhjetor do të të pyesim prapë, çdo muaj.
Mira: Të shtunën tjetër ditën, pastaj muajin.
Selin: Ta kthejmë në serial, them. Ta propozojmë edhe në Netflix.
Mira: Ti e bën mirë serialin, ke talent, e mban.
Selin: Aktrimin e kam shumë qejf, e kam pasion, por jo në këtë rast.
