Tritol dyqanit të luleve në Tufinë, policia identifikon autorin
Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në tarracën e një dyqani lulesh në zonën e Tufinës.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orën 02:45 minuta.
Nga veprimet hetimore, është bërë i mundur edhe identifikimi i autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj.




