Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim me eksploziv në Tufinë/ Tritol në tarracën e dyqanit të luleve, policia identifikon autorin e dyshuar

    Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

    Dhuna në protestë/ Policia arreston 6 persona, dy në kërkim. Sekuestrohen bomba molotov (EMRAT)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dhuna në protestë/ Policia arreston 6 persona, dy në kërkim. Sekuestrohen bomba molotov (EMRAT)
    Aktualitet

    Dhuna në protestë/ Policia arreston 6 persona, dy në kërkim. Sekuestrohen bomba molotov (EMRAT)

    November 1, 2026
    Dhuna në protestë/ Policia arreston 6 persona, dy në kërkim. Sekuestrohen bomba molotov (EMRAT)

    Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, mes tyre edhe dy të mitur, pas akteve të dhunës të shënuara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se protestuesit kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike. Gjithashtu, gjatë tubimit u bllokua qarkullimi rrugor në disa akse dhe u dogjën kazanë mbeturinash.

    Në pranga ranë 26-vjeçari Andi Shtepani, 18-vjeçari Leonardo Kola, 38-vjeçari Frenkli Çullhaj dhe 35-vjeçari Kevin Radosevich, shtetas i huaj, si dhe dy të mitur. Ndërkohë për 3 persona kanë nisur hetimet, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi bomba molotov që iu gjetën dy prej të arrestuarve.

    Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

    Njoftimi i Policisë:

    Tiranë / Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 6 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 2.

    Sekuestrohen bomba molotov.

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

    A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç (shtetas i huaj), si dhe 2 shtetas të mitur.

    Gjithashtu, u proceduan penalisht 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

    Gjatë kontrolleve, shtetasve L. K. dhe A. Sh. iu gjetën dhe iu sekuestruan bomba molotov.

    Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    6 të arrestuar aktualitet arrestime dhunë në protestë hetime policore kronikë lajme Shqipëri përplasje me policinë Person i huaj persona në kërkim policia protesta Protestuesit rend dhe siguri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim me eksploziv në Tufinë/ Tritol në tarracën e dyqanit të luleve, policia identifikon autorin e dyshuar

    November 1, 2026

    Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

    November 1, 2026

    Dhuna në protestë/ Policia arreston 6 persona, dy në kërkim. Sekuestrohen bomba molotov (EMRAT)

    November 1, 2026

    Përplasje e hapur në Poloni, Tusk dhe Nawrocki në konflikt për Gjykatën Kushtetuese

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.