Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Në orët e para të mëngjesit, një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse, ka ndodhur zonën e Tufinës në Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:45, kur në tarracën e një dyqani lulesh është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.

Biznesi është në pronësi të një 65-vjeçari me inicialet A.K., ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Të lidhura

None found

Policia bën me dije se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, por nuk publikon identitetin e tij për shkak të hetimeve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65-vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj.


Shtuar më 1.11.2026 10:35

Quantcast