Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bënë shqiponjën me duar në Kotor, ndalohen katër nxënës pas kallëzimit të një të moshuare

    Protesta kundër qirave të larta në Portugali, policia ndërhyn me shkopinj gome dhe shpërndan protestuesit

    Dasma me DJ Gimbon, Selin Bollati zbulon vetëm datën: E sigurt që do të jetë më 5

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protesta kundër qirave të larta në Portugali, policia ndërhyn me shkopinj gome dhe shpërndan protestuesit
    Botë

    Protesta kundër qirave të larta në Portugali, policia ndërhyn me shkopinj gome dhe shpërndan protestuesit

    November 1, 2026
    Protesta kundër qirave të larta në Portugali, policia ndërhyn me shkopinj gome dhe shpërndan protestuesit

    Policia portugeze ndërhyri në orët e para të mëngjesit të së dielës në sheshin Rossio të Lisbonës, ku shpërndau qindra protestues dhe hoqi mbi 50 çadra të ngritura pas protestave kundër projektligjit të qeverisë për qiratë.

    Dhjetëra efektivë, mes tyre edhe policë me qen, hynë në kamp pasi komandanti i policisë, Juri Rodrigues, i kishte paralajmëruar tri herë protestuesit që t’i largonin vetë çadrat e vendosura pa leje. Ai paralajmëroi gjithashtu se personat që do të kundërshtonin ndërhyrjen do të përballeshin me akuza për pengim të punonjësve të policisë.

    Sipas Reuters, policia përdori mburoja dhe në disa raste shkopinj gome për të shpërndarë qindra qytetarët që po mbronin kampin.

    Çadrat ishin ngritur pas marshimit të së shtunës në qendër të Lisbonës, ku morën pjesë disa mijëra njerëz. Të dielën, policia largoi edhe një kamp tjetër më të vogël në sheshin Dom Joao I, në Porto.

    Deputeti socialist Pedro Delgado Alves deklaroi përpara ndërhyrjes se situata në sheshin Rossio ishte e qetë. Sipas tij, asgjë nuk e justifikonte përdorimin e forcës nga policia, duke iu referuar edhe skenave të një jave më parë, kur efektivët shpërndanë protestuesit me shkopinj gome dhe arrestuan dhjetëra persona.

    Protestuesit kërkojnë që qeveria të tërheqë projektligjin që lehtëson dëbimet me forcë nga banesat dhe heq kufizimet mbi qiratë për kontratat e reja.

    Projektligji ka kaluar leximin e parë në parlament, ndërsa partia e ekstremit të djathtë, Shega, abstenoi. Kryeministri Luis Montenegro refuzoi të enjten të tërhiqte propozimin, por deklaroi se ishte i hapur për ndryshime përpara votimit përfundimtar, që pritet në javët e ardhshme.

    Ndërkohë, kreu i Partisë Socialiste, Jose Luis Carneiro, i bëri thirrje qeverisë të shtunën që të dialogojë me opozitën dhe protestuesit, duke paralajmëruar se nuk duhet t’i imponojë qëndrimet e saj “me arrogancë dhe ndonjëherë edhe me tone autoritare”.

    Portugalia po përballet me një nga krizat më të vështira të strehimit në Europë, ku të rinjtë janë ndër më të prekurit. Çmimet e pronave janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2017, ndërsa qiratë për kontratat e reja pothuajse janë dyfishuar.

    Protestat kundër çmimeve të larta të banesave janë shtuar javët e fundit edhe në Spanjë, Francë, Gjermani dhe vende të tjera europiane.

    aktualitet kostoja e jetesës kriza e strehimit kriza ekonomike lajme ndërkombëtare ndërhyrja e policisë pakënaqësi qytetare Policia portugeze Portugali protesta Protestuesit qiratë e larta Shkopinj gome
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bënë shqiponjën me duar në Kotor, ndalohen katër nxënës pas kallëzimit të një të moshuare

    November 1, 2026

    Protesta kundër qirave të larta në Portugali, policia ndërhyn me shkopinj gome dhe shpërndan protestuesit

    November 1, 2026

    Dasma me DJ Gimbon, Selin Bollati zbulon vetëm datën: E sigurt që do të jetë më 5

    November 1, 2026

    Vodhën 4 markete e lokale gjatë 1 jave në Durrës, arrestohet 31-vjeçari. Në kërkim bashkëpunëtori i tij

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.