Vendosni fjalën kyçe....

“Fundi i pashmangshëm, kutia me euro në vilën e Ballukut fytyra e qeverisë Rama” – Këlliçi


Nënkryetari i PD-së Këlliçi akuzon kryeministrin Rama, ish/zv.kryeministren Balluku e zyrtarë të tjerë të qeverisë, pas hollësive nga dosja e SPAK ndaj ish-numrit dy të qeverisë lidhur me gjetjen e një kutie me euro në vilën në Dhërmi që sipas prokurorisë i përket asaj

Ai shkruan se Rama i kapur në flagrancë në afera e skandale vijon ta mbajë me forcë karrigen por fundi i tij është i pashmangshëm.

“Korrupsioni i Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt është aq i madh, sa në çdo rast gjendet një kuti e madhe plot me euro. Linda e AKSH-it, sipas SPAK i merrte rryshfetet me arkë vere të mbushur dëng me euro. Ndërkohë, mediat raportojnë sot se në dosjen Balluku, ka një kuti të madhe kartoni plot me euro. Sipas hetimeve, kjo kuti është parë në Vilën e Ballukut në Dhërmi dhe fotografuar nga sanitarja e saj. Këtë formë brutale dhe banale ka korrupsioni i Edi Ramës. Me vila luksoze dhe me kuti plot me euro, para e pasuri të bëra nga taksat e qytetarëve më të varfër të Europës. Dhe kreu i organizatës, i kapur në flagrancë në disa afera e skandale vijon të mbrojë korrupsionin e të mbajë me forcë karrigen. Po fundi i tij është i pashmangshëm dhe shumë i shpejtë.” – shkruan Këlliçi.